Ramush Haradinaj prezanton programin e AAK-së në Klinë, Elezaj: Duke u bashkuar, bëhemi forca e duhur e Kosovës!

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka shpalosur një pjesë të programit të AAK-së para strukturave të kësaj partie në Klinë,shkruan Klina info.

“Rritja ekonomike, ruajtja dhe shtimi i vendeve të punës, ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni për tejkalimin e krizës dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik.” ka shkruar Haradinaj në njoftimin e tij në FB.

Rreth kësaj ngjarje një postim ka bërë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se me qëllim të respektimit të ligjit kundër përhapjes së virusit dhe për t`u kujdesur për shëndetin e qytetarëve, kanë mbajtur katër takime të ndara, ku kanë diskutuar programin e Aleancës për të ardhmen, si zgjidhja e duhur për qytetarët.

Derisa është shprehut jashtëzakonisht i lumtur që programi i tyre po merr mbështetje të madhe në Klinë, që është edhe vlerësim pozitiv i punës së tyre në nivelin lokal.

“Kosovën e presin sfida të reja e shumë të rëndësishme, si bisedimet me Serbinë.

Është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve kryesore të jenë njerëz të dëshmuar kombëtarisht. Ramush Haradinaj ka dëshmuar se çdo herë ka vënë interesat kombëtare e shtetërore para interesit personal, prandaj është zgjidhja e duhur për postin e Presidentit për t`i ofruar Republikës së Kosovës stabilitetin e nevojshëm politik”, shkruan ndër të tjera Elezaj.