Arrestohet hajni që ia vodhi 1 mijë euro policisë në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti i ka shkaktuar dëm prej 1 mijë eurosh.

I dyshuari është arrestuar për veprat “Falsifikim i Dokumenteve” dhe “Mashtrim”, shkruan gazeta inFokus.

Ai ishte nënkontraktuar nga Policia për pastrimin e veturave të policisë por ka falsifikuar dokumentet dukë i shtuar numrin e veturave.

Në këtë mënyrë ai ka shkaktuar një dëm prej 1 mijë eurosh.

“Rasti i tretë, sot, më 13.02.2020, në Drenas, hetuesit policorë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi” kanë arrestuar të dyshuarin: Xh.H., viti i lindjes 1962. I dyshuari gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1,000.00 (një mijë) €.Me aktvendim të prokurorëve kompetentë, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus