Numër i madh qytetarësh, ja dhanë lamtumirën e fundit, gazetarit Seremb Gjergjajt

Në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël, sot ju dha lamtumira e fundit gazetarit, Seremb Gjergjaj.

Në varrim morën pjesë një numër i madh qytetarësh, miq e bashkëpunëtorë, ndërsa vdekja e gazetarit u cilësua si humbje e madhe për median, artin dhe kulturën.

Seremb Gjergjaj vdiq nga një sëmundje e rëndë, duke lënë në gjysmë shumë projekte.