Barrikadat në Veri, serbët dalin në rrugë

Barrikada të shumta janë vendosur në Leposaviq dhe në Zveçan.

Kamionë të mbushur me zhavorr kanë bllokuar disa rrugë, teksa banorët serbë kanë dalur jashtë.

Ndërkohë, në Zveçan janë ndezur alarmat e qytetit.

Barrikadat thuhet të jenë vendosur në shenjë proteste, për të kundërshtuar dërgimin në Prishtinë të ish-policit serb që u arrestua sot në Jarinje, Dejan Pantiq.