Arrestohet një person në Klinë, sulmoi punëtorin e QKMF-së

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën, punëtor teknik.

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Klinë 08.02.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (punëtor teknik). I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.