Lahi Brahimaj në Vrellë: Aleanca vërtetë gëzon mbështetje të fuqishme kudo në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj, ka thënë se Aleanca po merr mbështetje të fuqishme kudo në Kosovë,

Kështu u shpreh Brahimaj, pas një takimi që ka pasur në Vrellë.

Në këtë takim, ai ishte së bashku me një pjesë të shokëve, miqëve dhe aktivistë të Aleancës.

“Sot kisha një takim të ngrohtë në Vrellë me një pjesë të shokëve, miqëve dhe aktivistë të Aleancës. Gjatë takimeve si kjo po shoh që Aleanca vërtetë gëzon mbështetje të fuqishme kudo në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lahi Brahimaj, garon me numrin 22 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.