Shtyllat elektrike, rrezik për nxënësit në fshatin Zajm

Mësimi në shkolla ka filliar këtë të hënë me rekomandimin e qeverisë, duke u respektuar me masa mbrojtëse kundër virusit. Mirëpo disa nxënës të fshatit Zajm, të cilët shkojnë në shkollën “Motrat Qiriazi” në këtë fshat, nuk janë të rrezikuar vetëm nga pandemia. Ata po i shqetëson dhe rrezikojnë jetën shtyllat elektrike. Një lexues i Klina info na ka dërguar fotografi nga oborri i shkollës, ku edhe na tregoi se shtyllat elektrike janë pothuajse të rrëzuara dhe se vetëm telat janë duke e mbajtur. Ata kërkojnë që të rregullohet ky problem sa më shpejt nga institucionet përkatëse./Klina.info/

SHARE