Sveçla viziton përsëri veriun

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka qenë edhe sot në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka vizituar remontin ushtarak.

Lokacioni në fjalë është vendi ku potencialisht do të ndërtohet stacioni i ri i Policisë së Kosovës.

Ai ka qëndruar në lokacionin e përmendur për një kohë të shkurtër.

Sipas Kossev, Sveçla ka vizituar edhe Jarinjen dhe Bërnjakun.

Ministri i Punëve të Brendshme ka qëndruar edhe dje në veri.