Personi që u gjet i djegur brenda veturës/Policia dhe prokuroria po heton rastin

Një person është gjetur i djegur sot në afërsi të Vërmicës.

Burime të Indeksonline mësojnë se trupi i personit është gjetur i karbonizuar totalisht nga flakët dhe se i njëjti është djegur brenda një makine.

Lajmin e Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia së bashku më prokurorin dhe njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetu një rast si vdekje e dyshimtë. Tjera informacione në lidhje me këtë rast nuk kemi, po e presim deri të përfundojë raporti dhe pastaj do të jetë një raport shtesë në lidhje me rastin”, ka thënë ai.

Gashi shton se informacionin e kanë marrë sot në orën 15 e 17 minuta, derisa ngjarja ka ndodhur saktësisht në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit./