Gjendet një person i djegur totalisht brenda një makine

Një person është gjetur i djegur sot në afërsi të Vërmicës.

Burime të Indeksonline mësojnë se trupi i personit është gjetur i karbonizuar totalisht nga flakët dhe se i njëjti është djegur brenda një makine.

Ende s’dihet në lidhje me rastin, derisa Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.