Mbi 300 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalet e Përgjithshme, kjo është gjendja e tyre

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitaleve të Përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 176 janë në QKUK , kurse në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 128 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në Spitalet e Përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore./