Përleshje masive në Prishtinë, 7 burra rrahen mes vete për një pronë

Si pasojë e një mosmarrëveshje për pronë, e cila pritet të trashëgohet, shtatë meshkuj janë rrahur mes vete dje në Prishtinë.

Policia njofton se të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 29.06.2022-22:00. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar dërgohen mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.