Këta janë emrat e ministrave të Nisma-s, në Qeverinë “Hoti”

Nisma Social Demokrate ka nënshkruar sot koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për bashkëqeverisje.

Indeksonline ka mësuar edhe emrat e ministrave që do pritet të jenë pjesë e kabinetit të Avdullah Hotit.

Skender Reçica, ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa, Vesel Krasniqi, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Ky i fundit ishte më parë zv/ministër në Ministrinë e Bujqësi.