Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 37 pacientë me COVID-19 nga të cilët 25 janë në oksigjenoterapi, kurse gjashtë në gjendje të rëndë,

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve, 115 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në ndërkohë dje në këtë spital 301 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3279 analiza, derisa janë kryer 14 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur pesë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.