PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin, Partia Demokratike e Kosovës, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media për sonte në ora 20:00, shkruan Reporteri.net.

Kjo është bërë e dirur përmes një njoftimi për ,media nga kjo parti.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sonte konferencë për media, nga ora 20:00, në zyret e selisë qëndrore”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim nuk është bërë e ditur se cilat janë arsyet e thirrjes së kësaj konference.

Por janë orët e fundit të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli.