Pesë raste të dhunës në familje raportohen në polici brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Më datë 3 korrik janë raportuar tri raste. Policia ka njoftuar se është arrestuar një vajzë e cila ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Prishtinë një i mitur ka informuar se babai i tij ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

“I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Kurse në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, më 4 korrik janë raportuar dy raste njëra në Prishtinë e tjetra në Viti.

Në Prishtinë një grua ka njoftuar policinë se ka disa vite që herë-pas-here është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është në hetime.

Edhe në Viti është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Policia njoftojn se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.