Presidenti Thaçi ngushëllon për vdekjen e biznesmenit Kryeziu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Kryeziu për humbjen e biznesmenit të njohur, Latif Kryeziu.

Thaçi shkruan se Kryeziu kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij”, shkruan Thaçi ne profilin e tij në Facebook,

Raportohet se biznesmeni Kryeziu ishte i prekur me koronavirus. /