Dorëzohet Resul Sinani, heq dorë komplet nga politika

Resul Sinani i cilëve viteve të fundit është angazhuar edhe në politikë, fillimisht si anëtar i Nismës, e në zgjedhjet e fundit si kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  ka vendosur që përfundimisht të largohet nga politika.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar mes tjerash dhe arsyet e largimit të tij.

Mirëpo Sinani i cili për shumë vite ishte prezantues lajmesh në RTK, ka treguar mes tjerash se angazhimin e tij në të mirën e qytetarëve të Kosovës nuk do ta ndal asnjëherë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit, Sinani i cili njëherësh është profesor në një kolegj privat, ka arritur të marrë vetëm 862 vota.

Ky është statusi i tij i plotë:

Me zgjedhjen e Qeverise se Re, sot u përmbyll procesi i krijimit te institucioneve qe derivuan nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Edhe pse vendimin e kisha marre menjehere pas zgjedhjeve, kam konsideruar se ky do te ishte momenti i pershtatshem per te deklaruar largimin tim nga politika. Zgjedhjet e 6 tetorit i shihja si nje mundesi per te vazhduar angazhimin politik per te kontribuar per vendin, mirepo numri i vogel i votave nuk ma dha kete mundesi dhe me liroi nga ky obligim qe i kisha vene vetes. E mbyll kete kapitull duke marre me vete nje eksperience te cmuar, por me keqardhjen qe nuk m’u dha mundesia per te kuntribuar politikisht. Fatmiresisht, angazhimin tim ne te mire te shoqerise jam duke e dhene ne fushen profesionale ne te mire te brezave te rinj te gazetareve si profesor universitar, e se shpejti edhe ne profesionin tim jetesor ne ekranin e televizionit! Kosova eshte e jona, pavaresisht ku ndodhemi duhet te sherbejme me nder dhe me dinjitet.

SHARE