Asamblisti i PDK-së në Malishevë ia kujton disa gjëra Fatmir Limajt

Bledar Kryeziu, asamblisti i PDK-së në Malishevë, që është nga fshati Bubavec përmes një postimi në FB i është drejtuar Fatmir Limajt.

Ai ndër të tjera ka thënë se Limaj duhet të kthehet pas dhe t’i kujtoj disa gjëra sidmos në vitin 2013.

Ky është postimi i plotë i Kryziut:

Polemikat politike të Fatmir Limajt, avazi i vjetër
“Historia që harrohet,përsëritet”.
Si duket Fatmir Limaj ka harruar historinë,andaj shpreson rikthimin në PDK,në vendin ku para ca kohësh e kritikonte e akuzonte me fjalë nga më të ndryshmet.
Rikujtim:
I nderuar z.Limaj,si duket duhet t’ua rikthejmë në kujtesë:
Kthehemi në retrospektivë,atje ku Fatmir Limaj,akuzonte partinë që shpreson ti bashkohet.
Në vitin 2013,Limaj konsideronte se PDK po hesht zërin e vlerat kombëtare të UÇK-së,dilte në prononcime duke kërkuar dorëheqjen e PDK-së nga qeverisja.
Tutje,si duket ka harruar largimin e mbi 100 profesorëve nga vendet e punës, për shkaqet e tij politike,dhe janë po ata profesorë që i duheshin Limajt,kur trokiste derë më derë për të kërkuar votën,njëlloj siç kërkon mëkatari fajin, e prap “faji” mbetet jetim.
Jo,shumë larg vetëm para tre vitesh,Fatmir Limaj konsideronte:”E mira është që PDK ka shkuar në opozitë”.
E sot konsideron t’i kthehet po asaj të mire!
Narrativa e shkrimeve e prononcimeve të tij ndër vite,na bën skeptik.Cila është e mira sot,z.Limaj,të ktheheni aty ku refuzuat të qëndronit?
Më saktë cilat janë arsyet?
Votat e profesorëve të ikur jashtë vendit si shkak i papunësisë nuk janë? As votat(lëmoshat) e atyre që ua kërkonit derë më derë.
Po, është mëse e qartë, kthimi juaj në PDK i rrit votat,por a e rrit besimin e votuesit?
Mendojeni, kthejeni në kujtesë.
Avazi i njejtë nuk përseritët më!