Gjashtë të vdekur dhe mbi 1 mijë e 200 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 283 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.