Klinë: Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër dhe pasnesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

17.01.2023

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Pejë  

1.

Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Jashanica (kodi: 52000003) prej orës 12:00 deri në ora 14:00

Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë dhe Led Light Tehnology-BRRE.

Vërejtje: Gjatë kësaj ndërprerje pa furnizim me energji elektrike mbetet Led Light Tehnology – BRRE.