Xhaka dëshiron të qëndrojë tek Arsenali

Granit Xhaka, ka thënë se dëshiron të qëndrojë tek klubi i tij aktual Arsenali.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka nisur negociatat me klubin për zgjatjen e kontratës.

Xhaka theksoi se dëshiron të fitojë ndonjë titull me “Topçinjtë” përpara se të largohet.

Kapiteni i kombëtares zvicerane është një nga lojtarët kyç në skuadrën e Mikel Artetas.

Kosovari po shkëlqen në këtë edicion me paraqitjet e tij