Qytetari në Rahovec i gjen 10 mijë euro, i dorëzon në Polici për t’ia kthyer pronarit

Shaip Himaj, një banor i fshatit Gexhë të Rahovecit i ka dorëzuar 10 mijë euro të dielën në Polici, të cilat i kishte gjetur.

Ato i kishin humbur një qytetari.

Policia njoftoi se Himaj u paraqit në stacionin policor për t’ia kthyer paratë pronarit.

“Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, shkroi Policia në një postim në faqen e tyre në Facebook.