Albin Kurti pritet me ceremoni shtetërore nga Edi Rama

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka arritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë ku është duke e zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Ai është pritur me një ceremoni shtetërorë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti fillimisht do të takohet me Ramën pastaj të dy kryeministrat pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Ramën pritet të takohet edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta./