Rrihen me dru dy persona në Pejë duke përcjell një garë me qen

Dy persona janë sulmuar fizikisht me dru teksa ishin duke përcjell një garë me qen në fshatin Katund i Ri në Pejë.

Të dyshuarit, sipas raportit 24-orësh të Policisë, kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti po cilësohet si “tentim-vrasje”.