Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ju shtuan edhe 3 Auto Ambulanca të reja!

Autoparkut ju shtuan edhe 3 Auto Ambulanca të reja!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë tashmë i ka në përdorim edhe 3 Autoambulanca të reja të cilat janë blerë me buxhetin e Spitalit dhe kanë kushtuar 87,480 €.
Me këto 3 Auto Ambulanca dhe pas vendosjes së GPS-ve në Automjete tashmë flota e automjeteve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është kompletuar dhe është mjaftë cilësore.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vetëm një drejtim të bartjes së pacientëve dhe atë në QKUK, ndërsa deri në Spital pacientët i bartin Urgjencat e QKMF të Komunave përkatëse.Dëshira e të gjithë neve është që këto Automjete të kenë sa më pak punë, por në raste kur ka nevojë për bartje të pacientëve tashmë ekzistojnë kushtet më të mira për ta kryer këtë shërbim.