Më 21 maj, homazhe në kujtim të dëshmorit të kombit, Arben Haliti

Më 21.05.1998 në altarin e lirisë, ra heroikisht dëshmori i kombit, Arben Haliti.
Në kujtim të veprës, sakrificës dhe heroizmit të tij, në përvjetorin e 25-të të vrasjes së Arben Halitit, do të mbahen edhe homazhe përkujtimore.
Këto homazhe do të mbahen më 21.05.2023 në orën 10:00, në oborrin e Komunës së Klinës, ku është i vendosur edhe busti i heroit.
Ndryshe, më 7 mars të vitit 2017, presidenti Hashim Thaçi, dëshmorin e kombit Arben Haliti e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, vlerësim ky që ju dha në jubileun e tij në 20 – vjetorin e rënies së tij.