Aksident në Dollc të Klinës

Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, edhe aksidentet shtohen. Sot në magjistralën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Dollc ka ndodhur një aksident. Një lexues i Klina info na ka dërguar foto dhe video ku shihet një veturë e markës Peugeot (pikap), e cila ka dalë nga rruga dhe ka goditur gurët skaj rrugës. Nuk dihet për të lënduar, por dëme materiale ka pasur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia. Shkruan Klina info