“Veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e Pakos Emergjente”

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur kërkesën e organizatës që veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale.

“Këto tri kategori; veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve, janë kategoritë që kanë nevojë më së shumti për ndihma. Janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë por edhe më e varfëra e ranguar në skemat sociale të vendit. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që këto tri kategori shoqërore mos ti anashkalojnë sepse kanë nevojë më së shumti për ndihmën e shoqërisë dhe përkrahjën shtetrore”, shkruan Gucati në profilin e tij në Facebook, transmeton