Familja dy anëtarëshe në Klinë jetonte në kushte të mjerueshme ! Foto

Drejtori i QKMF në Klinë, Hekuran Sejda, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se si një familje ka jetuar në kushte të mjerueshme, mirëpo falë ndihmës së kryetarit të Klinës, ajo sot ka një normë me standarde më të mira jetese.

Postimi i tij i plotë:

Që shumë vite një familje dy anëtarëshe (burr dhe grua ) të shtyer në moshë po jetonin në një banesë në qendër të Klinës në kushte të mjerueshme ,mbi mbeturina , kështu rrezikonin shëndetin e të gjithë banorëve por edhe lagjës në përgjithësi .
Falenderojë përzemërsisht kryetarin e Komunës së Klinës për mbeshtetjen e parezervë .Falenderim të sinqertë edhe
për QPS-në në Klinë,Policinë e Klinës ,Inspektoratin Komunal,Zyrën e Komuniteteve ,Caritasin ,Onix dhe veqanërisht familjaret e tyre dhe banorët e objektit me të cilët kishim një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
Ekipi i QKMF-së dhe QPS-së do ta vizitojnë në baza mujore familjen e transferuar në shtëpinë e re.

H.S

SHARE