Vdes një vajzë e mitur në Ozdrim ne aksidentin qe ndodhi

16:33 – Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar për IndeksOnline se në aksidentin e ndodhur në Ozdim, ka viktima.

Driton Rugova, zëdhënës i policisë ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 13 e 45 minuta ndërsa një person ka vdekur.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, mirëpo për detaje tjera më vonë do të lëshohet një komunikatë për media.

Aksident i rëndë në Ozdrim, vdes një vajzë e mitur

16:24 – Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në Ozdrim të Pejës.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa një vajzë e mitur si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Ndërsa një femër tjetër është shtrirë në spital me lëndime trupore. Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./