Malisheva e nis me fitore stinorin pranveror, fiton ndaj Prishtinës

Malisheva ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Malishevës, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë dhe pa raste nga dy skuadrat, kështu edhe u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan tre gola, të parët kaluan në epërsi vendasit me Mërgim Pefqelin, i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, në minutën e 77-të, teksa e dyfishoi epërsinë Ilir Mustafa, në minutën e 90-të.

Krejt në fund Besnik Krasniqi shënoi vetëm për të ngushtuar epërsinë, dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.

Malisheva pas fitores kalojnë në vendin e shtatë me 22 pikë, teksa Prishtina në pozitën e pestë me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Malisheva përballet me Ulpianën, ndërsa Prishtina ballafaqohet me Ballkanin. /