Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Sot në Kosovë na pret mot me mjegull dhe në mëngjes dhe intervale kohore me diell gjatë dites. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave për shkak të ardhjes së një fronti krejtësisht të dobët, të ftohtë ajror. Fronti i dobët nuk do të sjellë reshje dhe do të shkaktojë ulje të lehta të temperaturave e cila ajo maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale, pra pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm meteorologjik.

Ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm me intervale kohore me diell, vranësira të pakta lokale si dhe me mjegull dhe vranësira të ulëta orëve të mëngjesit. Në disa ultësira dhe lugina mjegulla mund të qëndrojë më gjatë. Ndryshim gradual të gjendjes sinoptike mund të presim afër datave 8 dhe 9 Janar./MeteoBallkan