Policia shpall në kërkim gjashtë persona për krime lufte ndaj popullsisë civile, ua publikon fotot

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve.

Aksic Cedomir, Denic Dragan, Jovanovic Stojan, Paunovic Goroljub, Racic Dejan dhe Rajkovic Ljubisa janë të kërkuarit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë

Qytetarët që kanë ndonjë informatë për ta mund të lajmërohet në: Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP dhe e-mail adresa [email protected].

Komunikata e plotë:

Shpallje në kërkim të të pandehurve

Prishtinë, 3 nëntor 2022

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon:

Urdhër për  Shpalljen në Kërkim të Pandehurve

   Personat e shpallur në kërkim janë:

1.     AKSIĆ (Voimir) Ćedomir;                   data e lindjes; 10.05.1960

2.     DENIC (Slobodan) Dragan;                data e lindjes; 10.12.1967

3.     JOVANOVIĆ (Milan) Stojan;            data e lindjes; 14.10.1961      

4.     PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub;    data e lindjes; 07.05.1969

5.     RAĆIĆ (Janko) Dejan;                         data e lindjes; 10.12.1974

6.     RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša;               data e lindjes; 07.12.1974

 Të  pandehurit e lartcekur janë duke u  kërkuar për veprën penale:          Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

–         Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–         Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP

–         E-mail adresa: [email protected]