Banorët e lagjes Tikvesh ankohen për rrjet të prishur të kanalizimit

Banorët e lagjes Tikvesh në Klinë po kanë probleme me rrjetin e kanalizimit.
Në disa fotografi të dërguara nga banorët të kësaj lagje në redaksinë e klinainfo shihet që rrjeti i kanalizimit është prishur, ndërsa ujërat e zeza kanë dalur mbi rrugë.
Një qytetarë në kushte anonimiteti ka thënë për portalin se ka bërë kërkesë në komunë për rregullimin e kanalizimit, por ende asgjë nuk është ndërmarrur.