Biznismeni kaçanikas përfillë kërkesën e Kurtit, ua rrit pagat puntorëve në sektorin privat

Biznismeni kaçanikas përfillë kërkesën e Kurtit, ua rrit pagat puntorëve në sektorin privat

INDEKSONLINEE Enjte, 05 Mars 2020 10:47

Stomatologu nga Kaçaniku, Astrit Sokoli ka përfillur kërkesën e kryeministrit të Republikës, Albin Kurti, për rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

Shefi i legjislativit ka rekomanduar kompanitë private që rroga minimale të jetë në 350 euro.

Ndërsa, doktori i dhëmbëve në Kaçanik, e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook se do të përmbushë në përpikëri kërkesën e Kurtit, shkruan

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit! Unë si pronar i Klinikês Stomatologjike “MiciDent” dhe si perkushtues maksimal ndaj profesionit tim dhe që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë”, ka shkruar ai.

Më tej, Sokoli theksoi se përgjigja e thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në Klinikën time do t’i bashkangjitet edhe sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve.

“… do të mbulohet nga Klinika jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor! Ky vendim hyn në fuqi menjëherë! Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, Klinikës sime dhe mbarë kombit tim! Për hajr kryeministër kjo nismë”, ka shkruar ai