Zenun Elezaj reagon pas arrestimit të Drejtorit të Urbanizmit dhe zyrtarit

Sot, Policia dhe Prokuroria ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës duke e përfshirë dhe Komunën e Klinës.

Klina.info ka raportuar rreth këtij rasti dhe arrestimi i Drejtorit të Urbanizmit në Klinë dhe një zyrtari tjetër.

Përmes një postimi në FB, rreth këtij aksioni ka sqaruar opionin duke thënë se mbështesin organet e drejtësisë.

Ky është postimi i plotë i Elezajt:

Sqarojmë opinionin se ne mbështesim në mënyrë të plotë, pa rezervë dhe ofrojmë mbështetjen tonë të pa kursyer për organet e drejtësisë në zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë për çdo rast të mundshëm të shkeljes së ligjit nga kushdo.

Ne duam që as kjo komunikatë të mos ketë efekt në hetimet, e as që duhet të paragjykohet si e tillë. Përkundrazi besojmë se hetimi duhet të jetë i drejtë dhe i shpejtë ashtu që institucionet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Në rast të kundërt, si kryetar i komunës së Klinës vlerësoj se organet e drejtësisë duhet të përmbahen nga veprimet që mund të prodhojnë precesione politike, për çka dua të besoj se nuk ka një arsye të tillë. E nëse organet e drejtësisë shndërrohen në vegla politike ose vihen në shërbim të politikës, kjo do të ishte një fatkeqësi dhe rrezik për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Shpresojmë̈ dhe urojmë që organet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe e vërteta të del në shesh sa më parë.