Sokol Bashota i hynë garës për kryetar të Klinës

Nuk kanë mbetur dhe shumë javë deri tek zgjedhet komunale 2021.
Tashmë shumica e kandidaturave janë bërë publike.
Derisa kryetari aktual, Zenun Elezaj synon edhe një mandat, në anën tjetër në garë do ta ketë edhe ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Bashota, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Klinë, do të jetë kandidat nga kjo parti për të parin e Klinës.
Zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij vit.