Shqipëria sot luan në udhëtim te Republika Çeke, synohet rezultat pozitiv për ta vazhduar ëndrrën

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e enjte) në udhëtim te Kombëtarja e Çekisë në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2024”.

Kuqezinjtë përballen sot me sfidën më të madhe deri më tani në Grupin E, pasi luajnë në udhëtim te lideri momental i grupit, Çekia.

Kjo sfidë shumë e rëndësishme është paraparë të zhvillohet në stadiumin ‘Fortuna Arena’ në Pragë me fillim nga ora 20:45.

Djelmoshat e Sylinhos janë gati për këtë sfidë dhe pritet të hynë të përgatitur maksimalisht për rezultat pozitiv.

Një barazim ose një fitore në këtë udhëtim do të thoshte shumë për Shqipërinë para përballjes së pas disa ditëve në shtëpi ndaj Polonisë.