Menaxheri i Rashicës: Pesë klube ishin të interesuara për të këtë verë

Menaxheri Altin Lala ka bërë të ditur se pesë skuadra kanë qenë të interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit Milot Rashica.

Futbollisti 23 vjeçar është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe klubit gjerman, Werder Bremen, njofton Klan Kosova.

Ai ka munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimeve që kishte marrë në këmbë; mirëpo tani ai është kthyer fuqishëm në fushë kështu duke kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha.

Menaxheri i tij nuk ka treguar se për cilat skuadra bëhet fjalë, por vetëm ka pohuar se ka interesim të madh.

“Katër deri në pesë klube ishin të interesuar këtë verë për Rashicën”.