38 vjeçarit nga Gllareva e Klinës po i përkeqësohet gjendja, i duhen 100 mijë euro për shërim jashtë vendit

Arsim Morina nga Gllareva e Klinës, është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila po i përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Ai ka treguar për Klina Info se është 38 vjeçar dhe i ka kushtet e rënda ekonomike, çka se nuk po ka mundësi të del jashtë shtetit për shërim.

Shërimi i kushton 100 mijë euro, ndërsa kërkon nga qytetarët të solidarizohen me të.

Morina është i martuar dhe ka fëmijë.

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë ky është numri i telefonit 049 140 174

Ndërsa numri i gjirollogarisë 1403000031907744 Banka Ekonomike