Luigj Ademi asamblisti më i votuar në Drenoc

Luigj Ademi është asamblisti më i votuar në Bashkësinë Lokale në Drenoc të Klinës nga të gjitha partitē politike.

Ai vjen nga fshati Poterq, derisa për herë të parë i hyri garës për Asamble Komunale.

236 vota ka marrë vetëm nga Qendra e Votimit në Drenoc.

Ai kështu ka fituar një ulëse në Kuvendin Komunal të Klinës në total 369 vota.

Ndryshe, Luigji vjen nga një familje e respektuar dhe njihet për përgatitjen e tij profesionale.