Humb betejën me koronavirusin doktor Feti Hetemi

Internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në betejën me koronavirusin, në njërën nga klinikat e QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë.

Lajmin për vdekjen e doktorit e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Vdekja e doktor Feti Hetemit është cilësuar humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00, duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.