Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët

Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

Të dy ekipet ishin të kujdesshme në startin e takimit, duke mos lënë hapësira.

Ndeshja u zhbllokua pak para mbylljes së pjesës së parë, ku Altin Merlaku shënoi për 1-0.

Mekëtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa kampioni aktual u lëshua në sulm për të kërkuar barazimin në pjesën e dytë.

Pas një trysnie të gjatë, Ballkani arriti të barazojë rezultatin me golin e Albin Berishës për 1-1.

Edhe pse skuadrat kishin raste pas barazimit të rezultatit, nuk arritën të shënonin, duke ndarë në fund pikët.

Ballkani është i dyti me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Dukagjini është i teti me 3 pikë pas pesë ndeshjesh.