U bë problem i madh ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, Hoti sot i shkon për vizitë te Ramosaj

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Deçanit. Kjo është bërë e ditur përmes  zyrës së kryeministrit të cilët kanë bërë të ditur se fillimisht do të bëhet një vizitë në komunën e Deçanit, me fillim nga ora 11:30 e  pastaj do të vazhdohet në Manastirin e Deçanit.

Ndryshe së fundmi temë diskutimi ka qenë ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë. Këto punime ishte pezulluar nga kryeministri Hoti, pas reagimeve të Manastirit të Deçanit se punimet po bëhen në Zonën e Mbrojtur të tij,

Ndërsa, kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, disa herë ka thënë se kjo rrugë do të kryhet me doemos, ndërsa po vazhdon kontesti shumëvjeçar për pronësi mes komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit. /