Parashikimi i motit për javën e ardhshme, a do të ketë shi?

Java starton me vransira dhe shi, vende-vende me reshje më të dendura. Të mërkurën më shumë intervale me diell.

11.06.2023 – Mot mjaft i lagësht me të reshura po pritet përgjatë javës vijuese. Të reshurat paraqiten që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë, që gjatë ditës do të jenë të shoqëruara edhe me bubullimë. Reshje më intenzive parashihen nëpër lokalitete që edhe mund të çojnë tek vërshime apo përmbytje të shpejta.

Ditën e mërkurë priten më shumë intervale me diell. Nga dita e enjtë sërish vransira dhe të reshura shiu.

Temperaturat ndjeshëm më të ulëta nga mesataret, përreth 19C e 21C, vetëm ditën e mërkurë që shënojnë rritje deri në 24C e 26C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

12.06 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me të reshura shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Lokalisht reshjet mund të jenë mjaft intenzive, që mund të çojnë edhe tek përmbytje të shpejta.

13.06 – Reshje e shiut vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës gradualisht pushojnë, e do të ketë edhe intervale me diell.

14.06 – Më shumë intervale me diell. Vetëm përreth viseve malore priten mundësi për rrebeshe shiu.

15.06 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, pasdite të shoqëruara edhe bubullimë.

16.06 – Mbetet mot kryesisht me vransira. Pasdite me rrebeshe e bubullima.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, edhe nga veriu dhe juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.