Mali i Zi goditet nga një tërmet tjetër

Një tërmet tjetër me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes.

Kështu ka njoftuar Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC).

Lëkundja nga tërmeti është ndier edhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërsa të enjten, një tërmet 5.4 ballësh, e goditi Malin e Zi.

Lëkundja nga ai tërmeti u ndje edhe në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

Përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur.