FSK dhe FARSH trajnohen nga instruktor të US EUCOM

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FARSh) janë trajnuar bashkë nga instruktor të US EUCOM.

Në kuadër të bashkëpunimit të ushtrive të dy vendeve është mbajtur trajnimi “Golden West”.

“FSK dhe FARSH trajnohen nga instruktor të US EUCOM

Në kuadër të bashkëpunimit në mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Në Qendrën Stërvitore të Komandës Mbështetëse është realizuar trajnimi për menaxhimin e municioneve dhe Sigurisë Fizike, mu kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, në kuadër të standardizimit të njohurive sipas procedurave të NATO-s, nën mbështetjen e vazhdueshme të US EUCOM nëpërmjet Kompanisë “Golden West”.”