Vetaksident vetura godet një shtyllë të ndriçimit

Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 21:50 në rrugën “Eqrem Qabej”, në Prishtinë.

Raportohet se vetura ka goditur një shtyllë të ndriçimit, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Më datën 14.02.2020 rreth orës 21:50 në rrugën “Eqrem Qabej”, ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast një veturë ka goditur një shtyllë të ndriçimit. Përveç dëmeve materiale, të lënduar nuk ka”, ka thënë Rexhepi