Njoftim me rëndësi për fermerët e Klinës nga Drejtori i Bujqësisë, Naser Morina

Drejtoria e Bujqësisë në Klinë, për hir të Fermerëve edhe pse nuk kohë pandemie nuk e ndalë punën as pas orarit.
Kjo drejtori në krye me Naser Morinën, njofton fermerët se afati për aplikime është zgjatur nga Ministria e Bujqësisë deri më 05/10/2021 .
“Kjo është kohë shumë e shkurtë, mirëpo shpresojmë që MB të ketë konsideratë dhe kërkesat e Drejtorive në nivel Republike që ky afat të zgjasë së paku edhe për 15 dite.
Drejtori i Bujqësisë në Klinë, z.Naser Morina lut fermerët që të kenë konsideratë për shkak të situaës pandemike, dhe t’i kompletojnë dokumentacionet në mënyrë që edhe zyrtarët të kenë më të lehtë të punojnë dhe mos të krijohet tollovi pa nevojë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Klinë.